Hapësire reklamuese

Politikë

Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

Shkruar nga Newsbomb
Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800
Deputetja Marjana Koçeku

Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët e Partisë Socialiste, duke ju referuar profileve anonime në rrjetet sociale që sulmojnë këdo që del kundër qeverisë, ndërsa i quan "mercenarë virtualë".

"Tu prit postin e rradhës jemi", thuhet në një mesazh që i ka shkuar deputetes, duke nxitur reagimin e kësaj të fundit, nisur nga kërkesat e përsëritura për të lënë mandatin.

"Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin", shkruan Marjana Koçeku. Ajo thekson se janë rreth 800 mijë mercenarë virtualë të organizuar nëpër hallkat e pushtetit.  

"Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne - funksionarë të këtij shteti - për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament.

Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.

Kurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste vërehet mobilizimi total i tyne për me shkatërrue e denigrue çdokend që i del kritik qeverisë", shkruan deputetja që u largua nga PS.

Marjana Koçeku thotë se ka zgjedhur të flasë, përkundër çdo çmimi, sepse ndryshe heshtja do t'i kushtonte më shumë. Sipas saj, Shqipëria nuk duhet të jetë më një republikës fallsiteti që lufton qytetarët e vetë me fantazma virtuale.

"E kam ditë se çmimi i të folunit lirshëm ka me qenë i naltë, por heshtja do kishte kushtue shumë ma tepër në këtë republikë që kërkon me i luftue qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false. Kjo nuk duhet me qenë republika e fallsitetit dhe e fantazmave online", përmbyllet reagimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese