Për herë të dytë, Loris Qosja na bën krenarë me arritjet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
Nxënësi i klasës së 9-të në shkollën “7 Marsi” në Cërrik ka fituar medaljen e artë në finalen e madhe të International Stem Olympiad, e zhvilluar në Itali, duke ngritur flamurin shqiptar mes 56 shteteve pjesëmarrëse.
Vetëm pak muaj më parë, 15-vjeçari nga Cërriku u rendit i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për klasat e 9-ta, mbajtur në Orlando, SHBA, ndërsa fitoi edhe vendin e tretë në Olimpiadën e Kimisë.
Arritjet e Lorisit janë një burim krenarie jo vetëm për familjen dhe shkollën e tij, por edhe për gjithë Shqipërinë.
Ai është shembull i përkushtimit dhe talentit, duke dëshmuar se nxënësit shqiptarë mund të konkurrojnë dhe të shkëlqejnë në skenën botërore.
Në Olimpiadën Botërore “Neo Science”, zhvilluar në Orlando në periudhën 9–16 janar 2026, juria e shpalli Loris Qosjen fitues absolut, duke i dhënë një tjetër trofe të rëndësishëm.
