Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 38-të dhe pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, atat kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe gjatë ecjes u bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen lëvizjes.
Itinerari i marshimit nis nga Parku i Liqenit, vijon në zonën e ish-Bllokut, kalon pranë sheshit Nënë Tereza dhe përfundon te Kryeministria.
Thirrjet e protestuesve janë të forta dhe të drejtpërdrejta: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Atdheu nuk është në shitje”.
Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik.
