Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Po udhëtonin për përvjetorin e vëllait”, motra e Oriadës tregon betejën e infermieries pas aksidentit: Mund të humbasë një pjesë të këmbës së dytë

Shkruar nga Newsbomb
“Po udhëtonin për përvjetorin e vëllait”, motra
Infermierja Oriada Lazaj

Nënë e bijë, Oriada dhe Floresha Lazaj që mbetën të plagosura rëndë nga aksidenti tragjik i 30 qershorit në autostradën Tiranë–Durrës, po përballen me pasoja fizike dhe psikologjike, ndërsa detaje të tjera tronditëse kanë dalë në pah.

Vajza e familjes Lazaj, Ornela ka treguar se nëna dhe motra po udhëtonin nga Greqia drejt Beratit për të marrë pjesë në përvjetorin e vdekjes së vëllait të nënës, të dajës së vajzave.

Gjatë rrugëtimit të motrës dhe nënës, Ornela thotë se ajo dhe familja e saj humbën kontaktin me to gjatë kthimit, deri në momentin kur u përballën me lajmin e aksidentit tragjik.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj gjendjen tonë aktuale. Mami u nis nga Greqia se kishte përvjetorin e të vëllait në Berat dhe një ditë më parë fola me mamin dhe motrën ditën tjetër nuk kisha kontakt kur ato po ktheheshin dhe e kemi marrë vesh nga mediat që ka ndodhur një aksident.

Babi ka dëgjuar ne media dhe i shqetësuar se mami dhe motra nuk po ja hapnin telefonin pastaj kanë kontaktuar te afërmit që janë në Shqipëri. Kur kanë shkuar në spitalin e traumës kanë parë që kanë qenë mami dhe motra. Për momentin atje nuk i kanë dhënë shumë informacion për shkak të gjendjes. Motra dhe mami kanë qenë të ulura pas shoferit”, u shpreh Ornela Lazaj në një intervistë të dhënë për RTSH.

Më tej, Ornela thekson se të dyja janë të traumatizuara nga aksidenti i përjetuar.

Ndërsa shton se të dyja shprehen se shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe barriera mbrojtëse depërtoi përmes autobusit, ndërsa brenda dëgjoheshin britmat e pasagjerëve.

“Sot motra dhe mami janë në një spital privat në Greqi për momentin gjendja e tyre nuk është e mirë dhe më shumë gjendja e motrës është kritike sepse në aksident pësoi humbje të këmbës së djathtë dhe shumë dëmtime të rënda të këmbës së majtë. Mami ka humbur këmbën majtë dhe ka dëmtime të brinjëve në pjesën e kraharorit.

Motra do të ketë një tjetër operacion këtë fundjavë. Kemi pasur shumë persona që na kanë kontaktuar dhe gjaku është siguruar brenda një ore dhe i falënderoj të gjithë njerëzit që dhuruan gjak”, tha ajo.

Teksa mjekët grekë vijojnë trajtimin e tyre, motra e Oriadës shprehet se nuk përjashtohet mundësia që infermierja të humbasë edhe një pjesë të këmbës së dytë, për shkak të dëmtimeve të rënda në shputë dhe thyerjeve të shumta të kockave.

“Motra dhe mami janë shumë të ngarkuara psikologjikisht, tregojnë në lidhje me aksidentin që kanë përjetuar. Tregojnë se si shoferi e humbi kontrollin dhe barriera e përshkoi autobusin mes për mes dhe thonin se dëgjonin të bërtiturat. Mami i thoshte motrës: S’ka rëndësi se ne kemi humbur një këmbë por ne jemi gjallë. Spitali në Greqi kanë bërë një reduktim të këmbës që ato kanë humbur. Mjekët thonë se motra mund ta humbi një pjesë të këmbës së dytë për shkak se një pjesë e shputës së këmbës ka pësuar një thyerje të të gjithë kockave që lidhin kyçin e këmbës me gishtërinjtë”, theksoi e motra. 

Ashtu siç kemi raportuar dhe më parë, përmes një faqeje të hapur në GoFundMe, motra e Oriadës kërkon ndihmën e çdo shqiptari, me shpresën se motra dhe nëna e saj do të kenë mundësinë të vazhdojnë betejën për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese