Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, gjyqtari Astrit Kalaja do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Këshilli i Qarkut Shkodër miraton kërkesën

Shkruar nga Newsbomb
U vra në krye të detyrës, gjyqtari Astrit Kalaja do të
Gjyqtari i vrarë, Astrit Kalaja

Këshilli i Qarkut Shkodër ka miratuar së fundi kërkesën për shpalljen e gjyqtarit Astrit Kalaja si “Dëshmor i Atdheut”.

Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mësohet se këshilltarët, me votim të fshehtë, miratuan propozimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, të gjyqtarit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës.

Kujtojmë se Kalaja humbi jetën mesditën e 6 tetorit të 2025, pas një sulmi me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, teksa po mbante procesin gjyqësor për çështje pronësie të familjes Shkambi.

Djali i familjes, Elvis Shkambi e qëlloi gjyqtarin për vdekje. Pasditen e 6 tetorit, autori i ngjarjes u vu në pranga nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku dhe pranoi krimin e bërë.

Astrit Kalaja, me origjinë nga Shkodra, kishte mbi 30 vite karrierë në sistemin gjyqësor. Rrugëtimin e tij si magjistrat ai e nisi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe më pas shërbeu për vite në Gjykatën e Apelit Shkodër, ku dhe mbajti funksione drejtuese.

Vitet e fundit të jetës së tij Kalaja u bë pjesë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Përmes këtij vlerësimi, Këshilli i Qarkut Shkodër nderoi figurën e gjyqtarit Kalaja dhe sakrificën e tij në shërbim të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Video Credits: Portali Veriu Sot 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese