Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Dorëheqja 300 herë" gazetari shpërthen ndaj sistemit: Kryeministri duhej të kishte ikur prej kohësh, u pasuruan tani po bullizojnë popullin

Shkruar nga Newsbomb
“Dorëheqja 300 herë" gazetari shpërthen ndaj sistemit:
Poli Hoxha

Gazetari Poli Hoxha, duke folur për A2 CNN në lidhje me protestat e opozitës, ka theksuar se kjo lëvizje nuk është thjesht një tubim politik, por është kthyer në një gjendje mendore dhe shpirtërore për shumicën e shqiptarëve. Ai u shpreh se shoqëria tashmë ka kuptuar se loja 35-vjeçare e kastës politike ka marrë fund, pasi populli nuk mund të vazhdojë më me mashtrime, tranzicione të pafundme dhe zgjedhje mes “të keqes më të madhe” apo “të keqes më të vogël”.

"Është një protestë që është kthyer në gjendje mendore për shumicën e shqiptarëve, gjendjen mendore dhe shpirtërore. Të gjithë u japin të drejte ne thelbin e saj edhe thonë boll, game over boll loja 35 vjeçare e kastës politike që na kanë mbajtur më mashtrime, jo po tranzicioni, jo e keqja më e madhe, jo e keqja më e vogël, ndërkohë që vetëm kjo kastë është pasuruar saqë ka bullizuar edhe këtë popull me pasurinë e saj, tani që doli SPAK-u edhe po fshihen pak." tha Hoxha.

Sipas tij protesta është perceptuar si një reflektim i gjendjes mendore të shoqërisë, e cila ka kuptuar se nuk mund të vazhdohet me sistemin aktual. Dorëheqjen e kryeministrit ai e sheh si kërkesën më e thjeshtë dhe më normale, duke qenë se një pjesë e qeverisë është nën hetim nga SPAK.

Gazetari u ndal edhe te analistët dhe propagandistët politikë që kundërshtojnë protestën e bëjnë këtë për shkak se ndryshimi i sistemit u prek interesat dhe listat e pagesave.

"Nga ana tjetër vetë njerëzi janë detyruar që të ikin, në këtë kuptim shumica e shoqërisë shqiptare është në një gjendje mendore që ka kuptuar që me këta nuk vazhdohet, në thelb ka kuptuar se çfarë kërkon kjo protestë, sepse pavarësisht që analistët, propagandistët politikë, që gjithë ata që nuk e duan sepse kanë edhe të drejtë se iu bie sistemi i vjetër edhe u ndikon te listë pagesat, nëse ndryshon loja.

Këto janë kërkesat me të thjeshta dhe më normale në botë, nuk ka gjë më të thjeshtë se të kërkosh dorëheqjen e një kryeministri, kur del kaq shumë popull dhe duhet ta kishte dhënë dorëheqjen 300 herë. Sepse ka dy zëvendëskryeministra në SPAK, gjysmën e qeverisë në SPAK, kudo t'ia fusësh dorën ke skandale korrupsioni.", tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese