Marius Dervish i njohur ndryshe dhe si Zebërvoki, ka reaguar ashpër në lidhje me dhunën e ndodhur mes adoleshenteve në Fier, ngjarje për të cilën fajëson prindërit e tyre.
“Me rastin e atyre fëmijëve dhunues në Fier, dua t’ju kundërshtoj sepse po ngrini akuza të kota, ndaj institucioneve, arsimit, shoqërisë. Nuk ka asnjë lloj fajtori tjetër në këtë mes, përveç atyre kafshëve që pjellin fëmijë. Sepse nuk mund të rrisë kafsha fëmijë” shprehet Zebërvoki në reagimin e tij.
Teksa i mëshon faktit se kafshët dinë vetëm të pjellin e jo të kujdesen si duhet për fëmijë e tyre, Zebërvokin e vijon reagimin e tij duke kritikuar prindërit, të cilët sipas tij janë treguar të paaftë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
“Kafsha pjell, siç pillte lopa viçin e shkretë. Pastaj e lëpinte, u kujdeste për atë, i jepte qumësht e të gjuante me brinjë po t’iu afroheshe viçit afër. Domethënë, kjo ishte përkujdesja e nënës. Por jo s’i këto nëna sot që as kafshë nuk iu thua dot, apo baballarë që i pjellin, i nxjerrin rrugëve, u plotësojnë të mira materiale, për të ngrënë, për të pirë, për t’u veshur e se çfarë bën ai fëmijë, se si rritet ai fëmijë.
Se çfarë idealesh ka ai fëmijë, çfarë ëndrrash ka ai fëmijë, këta nuk duan t’ia dinë të keqen. Këta janë njëri m*t e tjetri k*kë. Nuk është ky shembulli i prindërit. Për të pjellë, dinë të gjithë. Puna është kush di të arsimojë, drejtojë, shkollojë e të kujdeset tamam për fëmijën e vet” vijon më tej reagimi i Zebërvokit.
Reagimi i ashpër i Marius Dervishit vjen në një moment kur dhuna e ushtruar ndaj një 17-vjeçareje në Fier, ngjarje e ndodhur nga dy adoleshente, ka shkaktuar një zemëratë të madhe në opinionin publik, veçanërisht në familjen e të dhunuarës, të cilët janë shprehur se nuk i falin dot vajzat e përfshira në këtë mes.
Ashtu siç kemi raportuar gjatë ditës së sotme, adoleshentja e dhunuar ndodhet në gjendje të rënduar mendore dhe aktualisht vijon të marrë mjekimin e duhur, pasi ngjarja e përjetuar i ka shkaktuar asaj trauma.

