Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Goditja" e Kadastrës së Dibrës për tjetërsimin e pronave, ARRESTOHET zv.drejtori Daniel Gjura

Shkruar nga Newsbomb
"Goditja" e Kadastrës së Dibrës për
Foto ilustruese: Pamje nga operacioni policor, Daniel Gjura

Është vënë në pranga mbrëmjen e sotme zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, Daniel Gjura.

Burime për Boldneës.al bëjnë të ditur se momentalisht Daniel Gjura po merret në pyetje nga policia.

Kujtojmë se Daniel Gjura ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Arrestim i Daniel Gjurës është realizuar pak ditë pasi policia e Dibrës goditi një skemë të dyshuar kriminale për tjetërsimin e pronave në Dibër, në mesin e të cilëve ishin dhe zyrtarë.

Ashtu siç ka raportuar dhe më parë newsbomb.al Daniel Gjura ishte në kërkim nga policia pasi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

“D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim” shkruhej në njoftimin e bërë nga Gjykata e Dibrës.

Hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore nxorrën në pah se, zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës, në bashkëpunim me një notere dhe persona të tjerë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime administrative të paligjshme për të kaluar prona në favor të një familjeje përfituese.

Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e të tjerëve që mund të jenë përfshirë në këtë skemë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese