Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha teksa në Ankara ku po mbahet takimi i 36-të i NATO-s, ka zhvilluar një takim me homologen e tij të Kanadasë, Anita Anand. Ky takim ishte në kuadër të forcimit të mëtejshëm të dialogut mes dy vendeve si dhe shtimin e përpjekjeve për zgjerimin e bashkëpunimit.
Ministri Hoxha shtoi gjithashtu rëndësinë e rritjes se bashkëpunimit në veçanti në sektorët e ekonomisë dhe tregtisë.
Një tjetër pikë u ndal biseda mes Hoxhës dhe Anand ishte edhe nisja e fluturimeve direkte midis Tiranës dhe Torontos, pasi kjo do të forcojë më tej lidhjen mes dy vendeve, si edhe iniciativa për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë për të mbështetur aftësitë e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Ne ramë dakord që krijimi i Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, që synon krijimin e një mekanizmi financiar shumëpalësh për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë, do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e objektivave tona të përbashkëta”, shkroi Ministri në rrjetin social "X".
Ministrja e Jashtme kanadeze foli edhe për gjendjen aktuale sa i takon sigurisë në Evropë duke përsëritur mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.
