Presidenti amerikan Donald Trump po mban një konferencë për shtyp në Ankara, pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë.
Trump e nisi fjalimin duke e cilësuar samitin e NATO-s si "shumë të suksesshëm", ndërsa shprehu vlerësime për Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Erdogani është vërtet një njeri i shkëlqyer. Ai është një udhëheqës i shkëlqyer. Ai është një mik i imi, ka qenë një mik i imi për një kohë të gjatë. Ai është një person i fortë”, tha ai.
Duke iu referuar përpjekjeve të tij ndër vite për të bindur anëtarët e NATO-s të zotonin më shumë nga buxhetet e tyre për mbrojtjen, Trump tha se të gjithë tani ishin dakord me një objektiv të ri prej 5%.
“Disa i janë përgjigjur vërtet thirrjes dhe të tjerë po bëjnë ndryshime të mëdha dhe do t’i përgjigjen thirrjes”, tha ai. “Numri referues do të jetë ai 5%, ky është numri që duhet të kishte qenë për vite me radhë.”
Trump theksoi gjithashtu se rritja e shpenzimeve do të ishte në dobi të SHBA-së, me shumicën e parave që do të shpenzohen për blerjen e armëve dhe pajisjeve të prodhuara në Amerikë.
