Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë pasditen e së mërkurës një deklaratë të papritur duke u shprehur se nuk mendon se do të ketë më sulme ndaj Iranit.
"Nuk mendoj se do të fillojë përsëri. Mendoj se do të shkojë shumë shpejt. Ata goditën disa anije, kështu që ne i goditëm shumë më fort", tha Trump në prononcime të dhënë për gazetarët në Ankara.
"Çdo gjë që ndodh do të mbarojë shumë shpejt... dhe vetëm sa do ta bëjë më të sigurt, përfshirë edhe për naftën", tha ai.
Më tej, Trump si zakonisht tha se ai ishte një shënjestër e Teheranit.
"Unë jam numri një në listën e të vrarëve për Iranin," tha ai.
Deklarata e papritur e Trumpit vjen vetëm pak orë pasi në rrjet bënë bujë raportimet se ai ishte i zhgënjyer me udhëheqësit iranianë, e kërcënoi se do t’i sulmonte sërish ata.
“Ne i goditëm shumë fort mbrëmë, me shumë mundësi do t’i goditim përsëri fort sonte”, tha ai në samitin e NATO-s. “Ata kanë qenë ngacmuesit e Lindjes së Mesme dhe nuk janë më ngacmuesit.”
Mirëpo, çdo gjë mendohet të jetë kthyer përmbys pas fjalimit të tij të mbajtur në konferencën për mediat pasditen e sotme, nga ku Trump vlerësoi maksimalisht homologun e tij turk për punën e bërë.

