Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Agron Llakaj kthehet pas në kohë, kujton ditën kur Kostandina e tij i tha përgjithmonë “PO!”: Njerëzit i thonin “ku e gjete këtë të tharë?”

Shkruar nga Newsbomb
Agron Llakaj kthehet pas në kohë, kujton ditën kur Kostandina e
Agron Llakaj dhe bashkëshortja Kostandina

Aktori Agron LLakaj është dëshmia e rasteve që dashuria e dy personave, që kanë ndarë të mirat dhe të këqijat e tyre në jetë, është e pavdekshme dhe nëse njëri prej çiftit nuk është më në këtë jetë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në “Top Arena”, aktori i humori shqiptar është kthyer pas në kohë duke kujtuar një nga ditët më të lumtura të jetës së tij: Ditën kur Kostandina e tij i tha përgjithmonë “PO!” atij.

Kur gjatë intervistës u shfaq në ekran një  nga fotot e dasmës me bashkëshorten e ndjerë, Kostandinën, me një plagë të pashërueshme në zemër, aktori Llakaj e kujtoi atë moment me humor.

“Atëherë i thoshin Kostandinës: ‘Ku e gjete moj?’, se isha i tharë,” u shpreh Llakaj mes të qeshurash.

Duke komentuar ditën më të veçantë të jetës së tij, Llakaj tregon se ceremonia e martesës  u organziua në Memaliaj, në oborrin e shtëpisë, me rreth 40 të ftuar dhe pa orkestër.

“E bëmë te bahçja e shtëpisë. Ishim rreth 40 veta, pa orkestër, këndonim vetë. Pastaj në jetë, Kostandinës i doli mirë,” tha Llakaj.

Me këtë intervistë, ashtu si shumë herë, Agron Llakaj ka dëshmuar se ndjenjat për Kostandinën e tij nuk do të shuhen kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese