Familja e vogël e reperit të njohur shqiptar po zgjerohet. Një detaj i cili u mbajt i fshehtë për 6 muaj radhazi tani po thyen rrjetin: Lotina Haziri, vajza e politikanit të njohur nga Kosova njëherazi partnerja e reperit Mozzik është në pritje të ëmbël.
Foto e shkrepura në muajt e para të momentit të ëmbël ku ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, të cilat i bëri publike sot, kanë “thyer”rrejtin.
"E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj, ndërkohë që isha drejtpërdrejt në TV çdo ditë. Cila është superfuqia jote?" shkroi Lotina në fotot e postuara në rrjet.
Duke na zbuluar se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë, Lotina ka konfirmuar se ajo do bëhet mamaja e një djali.
Mozzik deri më tani nuk ka bërë akoma një dedikim për engjëllin që pritet të vijë së shpejti në jetë e të bekojë për herë të dytë reperin. Artisti ka ripostuar në story fotot e publikuara nga partnerja e tij Lotina, përbri të cilës vendosi figurën e një engjëlli.
Kujtojmë se Mozzik është dhe babai i një vajze të ëmbël, Hanës, të cilën e ka nga marrëdhënia e tij e parë me reperen Loredana.
Pamje nga pritja e ëmbël e Lotinës:
