Sektori i ndërtimit mbetet sektori më i ekspozuar ndaj huamarrjes në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit të 2025, 43% e ndërmarrjeve të ndërtimit kanë aktualisht hua për të paguar. Kjo është një ndër përqindjet më të larta nga të gjithë sektorët e tjerë.
Sipas Bankës së Shqipërisë rreth 27% e ndërmarrjeve të këtij sektori deklarojnë se vlera e huas është e barabartë ose më e madhe se kapitali i tyre.
Pas sektorit të ndërtimit edhe tregtia është e përfshirë në kredi marrje, ku 40% e bizneseve kanë kredi për të paguar, më pas renditet industria me 39%.
Kjo ngarkesë financiarë është rritur gjatë vitit, ku në 6-mujorin e parë të vitit 2025 vetëm 18% e firmave te ndërtimit raportonin hua sa kapitali ose më të larta, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë përqindja u rrit në 27%.
Edhe pse sektori i ndërtimit është një nga më të fuqishmit në Shqipëri, këto shifra tregojnë se një pjesë e madhe e kompanive të ndërtimit në vend mbështeten nga financimi bankar.
