Administrata Tatimore ka vijuar procesit të fshirjes së gjobave tatimore të bizneseve, të cilët nuk kishin kusht pagesën e detyrimeve të tyre.
Në një njoftim publik, Administrata Tatimore bën me dije se në kuadër të ligjit për “fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve”, janë fshirë 215 milionë euro dhe deri tani kanë përfituar 25,005 tatimpagues.
Po ashtu në njoftim theksohet se 30 Qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit.
Njoftimi i plotë:
Vazhdon procesi i faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014.
215 milionë euro detyrime tatimore të papaguara janë fshirë/shuar automatikisht për 25,005 tatimpagues që kanë përfituar nga procesi i faljes pa kusht, sipas përcaktimeve të ligjit.
Kujtojmë se 30 Qershor 2026 është afati i fundit për: pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit..
