Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndryshime te blutë e Shkodrës, Gentian Berberi do të LARGOHET nga drejtimi pas 11 muajsh, pritet “t’i zërë vendin” zëvendës drejtori

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshime te blutë e Shkodrës, Gentian Berberi do të LARGOHET nga
Gentian Berberi

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Gentian Berberi pritet të largohet nga detyra pas rreth 11 muajsh në krye të institucionit, teksa në vend të tij pritet të emërohet Dashamir Spaho, i cili më parë ka mbajtur postin e zëvëndësdrejtorit të Policisë së Shkodrës, sipas Report Tv.

Kjo lëvizje vjen në një kohë “ndryshimesh”në strukturat e Policisë së Shkodrës, pasi pak kohë më parë kujtojmë se u pezullua nga detyra shefi i Komisariatit të Shkodrës, Bekim Lika, pasi u zbulua një parcelë me kanabis në zonën e Velipojës.

Prej ditësh emri i Berebrit përflitej për një largim të mundshëm teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga Drejtuesi Madhor Skënder Hita. Berberi, i cili më parë ka drejtuar Policinë e Kukësit, mori drejtimin e Policisë së Shkodrës rreth 11 muaj më parë, pas largimit të Fatmir Lleshit, në periudhën e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Zëvendësuesi i tij, më parë ka qenë edhe pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese