Parashikimi për të nxehtin
Shqipëria pritet që të përfshihet nga temperatura të larta në ditën në vijim. Sipas sinoptikanes Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë celsius të premten.
“Sot dhe nesër, temperaturat maksimale arrijnë vlerën 35 gradë celcius. Të mërkurën dhe të enjten do të shënojnë vlerën, 34 gradë celcius, teksa të premen 36 gradë celcius”, tha Gjoni në Report Tv.
Po ashtu Gjoni paralajmëroi se vala e të nxehtit do të jetë e pashmangshme edhe gjatë muajit korrikut, ku theksoi se një rol të lartë luan edhe fenomeni “El Nino”.
“Ky fenomen neve nuk na prek drejtpërdrejt, por ndikon në rritjen e temperaturave mesatare të ajrit”, deklaroi sinoptikania.
Sondazh
Poll
