Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fation Plaku sjell madhështinë dhe shpirtin e maleve të Shqipërisë me albumin HOMELAND III: Një histori dashurie mbi 120 maja e shtigje si ftesë për reflektim

Shkruar nga Newsbomb

Fation Plaku sjell madhështinë dhe shpirtin e maleve të

Fotografi dhe një nga guidierët më të njohur shqiptar, Fation Plaku ka sjell për publikun albumin e tij të tretë fotografik HOMELAND III – The Mountains of Albania, një vepër që përmbledh bukurinë, madhështinë dhe shpirtin e trojeve tona malore.

Në një ceremoni të veçantë mes miqsh, Fationi ka ndarë me ta frytin e një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me përkushtim, sfida dhe pasion. HOMELAND III është shumë më tepër sesa një botim fotografik, është një histori dashurie për vendin tonë, dëshmi e gjallë e bukurisë së jashtëzakonshme që natyra i ka falur Shqipërisë.

Në faqet e tij janë përmbledhur mbi 120 maja malesh, të shtrira në të gjithë territorin shqiptar, nga Alpet madhështore në veri deri te vargmalet e jugut, nga lindja në perëndim.

Fation Plaku sjell madhështinë dhe shpirtin e maleve të

Janë vite ecje të vetë Fationit nëpër shtigje malore, ngjitje në shumë maja, lugina, qafa dhe kreshta, duke përjetuar agime të ftohta dhe perëndime që të lënë pa frymë. "Kam ndjekur dritën e parë të mëngjesit mbi majat e mbuluara me borë dhe kam soditur horizonte të pafundme që vetëm mali di t’i dhurojë shpirtit të njeriut", thotë autori.

Pas çdo fotografie fshihet një rrugëtim, një ngjitje, një sfidë, një sakrificë dhe një emocion i veçantë. Ka net të kaluara në strehë malore, orë të tëra ecjeje në terrene të vështira, pritje të gjata për dritën e duhur dhe, mbi të gjitha, një dashuri e pakushtëzuar për natyrën dhe atdheun.

Fation Plaku sjell madhështinë dhe shpirtin e maleve të

Por ky album nuk është vetëm një koleksion fotografish. Ai është një ftesë për të reflektuar mbi pasurinë që kemi, për të njohur më mirë vendin tonë dhe për të kuptuar se sa e rëndësishme është ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë për brezat që do të vijnë.

Malet tona nuk janë vetëm formacione gjeografike. Ato janë kujtesë, histori dhe identitet. Në këto maja kanë jetuar breza të tërë shqiptarësh, janë ruajtur tradita, janë kënduar këngë dhe janë shkruar faqe të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Çdo mal mbart një histori, çdo luginë ruan një kujtim dhe çdo majë përfaqëson qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit tonë.

Fation Plaku sjell madhështinë dhe shpirtin e maleve të

Përmes këtij albumi, Fation Plaku jo vetëm dokumenton bukurinë e tyre, por edhe nxit respektin, dashurinë dhe përgjegjësinë ndaj kësaj trashëgimie të çmuar natyrore e kulturore.

HOMELAND III është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë. Ai fton çdo lexues të zbulojë vende që ndoshta nuk i ka parë kurrë, të njohë peizazhe që sfidojnë imagjinatën dhe të kuptojë se sa i pasur është vendi ynë me bukuri natyrore.

Fation Plaku sjell madhështinë dhe shpirtin e maleve të

Kam besuar gjithmonë se fotografia ka fuqinë të tregojë histori pa fjalë. Një imazh mund të zgjojë emocione, të krijojë kujtime dhe të frymëzojë njerëzit të shohin botën me sy të rinj. Ky album është përpjekja ime modeste për t’i treguar botës një Shqipëri autentike, të egër, të bukur dhe krenare.

Në një kohë kur bota ndryshon me shpejtësi dhe natyra përballet me sfida të shumta, promovimi dhe mbrojtja e saj bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Fation Plaku sjell madhështinë dhe shpirtin e maleve të

"Shpresoj që ky album të shërbejë si një ambasador i maleve shqiptare, duke frymëzuar jo vetëm shqiptarët, por edhe miqtë tanë nga e gjithë bota që të vizitojnë dhe të njohin këtë pasuri të jashtëzakonshme.

Sot, ndërsa prezantojmë këtë album, nuk po promovojmë vetëm një libër fotografik. Ne po festojmë bukurinë e Shqipërisë. Po festojmë malet tona, natyrën tonë dhe krenarinë që ndiejmë për vendin tonë", shprehet fotografi Fation Plaku.

Çdo faqe e këtij albumi është një dëshmi se Shqipëria ka ende vende magjike për t’u zbuluar, horizonte që të lënë pa frymë dhe thesare natyrore që meritojnë të njihen e të vlerësohen.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese