Hapësire reklamuese

Aktualitet

Olsi Jazexhi mesazh Edi Ramës: Unë e dhashë urdhrin për heqjen e flamurit izraelit në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Olsi Jazexhi mesazh Edi Ramës: Unë e dhashë urdhrin për
Foto e publikuar nga Olsi Jazexhi

Në një moment kur heqja e flamurit izraelit i cili ka qenë vendosur në afërsi të Ambasadës së Izraelit është në qendër të vëmendjes si ngjarje, një reagim ironizues ka ardhur së fundmi nga historiani Olsi Jazexhi.

Në një postim të bërë në faqen e tij të Facebook-ut, historiani përbri fotos në të cilën ai shfaqet si ushtar, ku me ironi i drejtohet kryeministrit të vendit se “ky është personi që dha urdhër për heqjen e flamurit izraelit në Tiranë”.

“Ky është personi që dha urdhër për uljen e flamurit izraelit në Tiranë dhe që drejton luftën hibride iraniane kundër palloshit të Surrelit.

Operacioni u krye me sukses nga ekipi i pasdaranëve të Arnavutistanit” shkruan Jazexhi në postimin e tij.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së të shtunës ku mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e asaj që ata e konsiderojnë si klasën e vjetër politike.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur protestuesi i maskuar ngjitet dhe tërheq flamurin, një veprim që shkaktoi reagime të menjëhershme.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Ministria e Punëve të Jashtme për të cilën ka theksuar se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së përçarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese