Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtyhet seanca e Berishës në GJKKO? Genc Gjokutaj jep ARSYEN përse do të mungojë: Për shkaqe serioze shëndetësore...

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet seanca e Berishës në GJKKO? Genc Gjokutaj jep ARSYEN
Genc Gjokutaj, Sali Berisha

Seanca gjyqësore e parashikuar për ditën e sotme në ngarkim të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në GJKKO për çështjen “Partizani”, ka shumë gjasa të shtyhet për shkak të mungesës së avokatit të tij Genc Gjokutaj.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në rrjetin social “Facebook”, vetë avokati ka sqaruar se pamundësia e tij për të marrë pjesë në këtë seancë lidhet me një emergjencë familjare.

“Për shkaqe serioze shëndetësore të një anëtari të familjes nuk është e mundur pjesëmarrja ime!”, ka shkruar ai, duke theksuar se ka zgjedhur ta bëjë publik këtë sqarim me qëllimin që të shmangë aludimet apo të mos bëhet objekt i komentve dashakeqe, ashtu si i quan ai.

Kujtojmë se për “Partizanin” ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

(Sipas parashikimit të ligjit,  në rast se në një çështje mungon avokati mbrojtës, seanca nuk mund të zhvillohet, por në raste të ndryshme mund të zhvillohet me pjesmarrjen e avokatëve të tjerë të personit të marrë të pandehur, mbetet për t'u parë ajo që do të vendoset për seancën e Berishës)

Postimi i plotë:

Të nderuara Media!

Të nderuar Miq!

Sot në orën 10.00 është caktuar seanca gjyqësore në çështjen ndaj të mbrojturit prej meje Prof. Dr. Sali Berisha!

Për shkaqe serioze shëndetësore të një anëtari të familjes nuk është e mundur pjesëmarrja ime!

E bëj këtë sqarim me qëllim që mungesa ime të mos bëhet objekt i komenteve dashakeqe lidhur me këtë çështje!

Me respekt! G

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese