Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Të tjerë emigrantë pritet të vijnë nga Belgjika”, gazetari Kasapi për zhvillimet e fundit: Institucionet Evropiane tashmë u njohën me shumë probleme të shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
“Të tjerë emigrantë pritet të vijnë nga
 

Gazetari Juli Kasapi për A2CNN ka komentuar mbi zhvillimet e fundit që lidhen me protestat e diasporës dhe reagimet e institucioneve evropiane ndaj ligjit për zonat e mbrojtura. Ai theksoi se përveç organizimeve të ardhshme të shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rëndësi ka mënyra se si Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë reaguar ndaj ligjislacionit dhe transparencës së investimeve strategjike. Ai theksoi se protesta nuk është më vetëm për çështje mjedisore, por ka marrë një dimension më të gjerë shoqëror, duke përfshirë pensionet dhe pagat.

Do të ketë dhe një marshim tjetër ose do të ketë dhe një udhëtim tjetër drejt Tiranës nga Belgjika Besoj se do të ketë që një tjetër një tjetër organizim të diasporës për të për t'u mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por ajo që ka rëndësi mendoj unë është se si ka vepruar Komisioni Evropian Parlamenti Evropian sa i përket zonave të mbrojtura apo sa i përket miratimit të të raportit për Shqipërinë.

Ju e dini fare mirë tashmë që është kritikuar ligji i vitit 2015 nga ana e Komisionit Evropian si një ligj i tejzgjatur në kohë por ashtu dhe amendimet e vitit 2024, të cilat e bëjnë akoma më të lehtë për investime strategjike në zona të mbrojtura. Për këtë Komisioni Evropian ka kërkuar dhe atë moratoriumin e famshëm që të respektohen të gjitha. Pra mos të mos të ketë këto ndërhyrje kaq të lehta në në zonat e mbrojtura. Patjetër që në atë që publikoi kryeministri Rama nga ajo pra që nuk ishte miratuar te ajo që ishte miratuar patjetër që ndoshta ishte hequr mbiemri Kushner por ka mbetur miratimi apo ndërtimi i resorteve të tilla të cilat patjetër që duhet të shihen dhe të respektohen të gjitha të gjitha pikat e kapitullit 27.

Ajo që duhet vlerësuar është se kapitulli 27 është i hapur dhe ai pritet që të mbyllet në fund të vitit 2027 por kjo ka treguar ndonëse është i hapur ka treguar që patjetër qeveria shqiptare ka pasur kohë që të përafrojë legjislacionin e saj me Bashkimin Evopian. Tani doli tani ky investim i madh me atë që patjetër që nuk ka pasur transparencë dhe Komisioni Evropian në pyetjen që unë i bëra tha që ka pasur një takim  ose ka pasur një bashkëbisedim me ministrin e mjedisit. Tashmë ë protesta nuk është vetëm më për investime strategjike apo për flamingot Qytetarët shqiptarë protestojnë për pensionet për pagat etj. Probleme të cilat tani i njeh mirë edhe Bashkimi Evropian”- tha gazetari Juli Kasapi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese