Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë-Laç, “Benz”-i përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë-Laç,
Foto nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë-Laç, pranë fshatit Derven.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Gjin Kola.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese