Protestuesit para Kryeministrisë duken të vendosur të mos largohen nga sheshi, duke vijuar qëndrimin e tyre edhe gjatë natës.
Ata kanë ngritur një formë proteste të pandërprerë, ndërsa paralajmërojnë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend edhe gjatë ditës.
Një video e publikuar nga protestuesi Andi Tepelena tregon pjesëmarrësit në tubim duke bërë thirrje që më shumë qytetarë t’i bashkohen protestës.
Po ashtu ai është shprehur se do të vazhdojnë protestën, duke vijuar me turne deri në bashkim e tubimit të darkës.
“Policia do të na shpërndajë. Kemi gjithë natën që rezistojmë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të na bashkohen, të bllokojmë sheshin dhe të mos lëvizim nga këtu. Ne nuk lëvizim, jemi të vendosur. Kemi vendosur të mos largohemi nga sheshi. Jemi këtu për të protestuar dhe jo për të bllokuar trafikun apo rrugën. Gjatë ditës do të vazhdojmë të qëndrojmë në shesh. Protesta do të jetë non-stop, gjatë ditës protestuesit do të zëvendësohen me turne prej 200-300 çdo turn, deri sa të bashkohemi në tubimin e orës 19:00”, shprehet ai në video.

