Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kaluan natën para Kryeministrisë, Policia u jep ultimatum protestuesve: Lironi rrugën ose do të ndërhyjmë

Shkruar nga Newsbomb
Kaluan natën para Kryeministrisë, Policia u jep ultimatum
Foto nga protestuesit

Mëngjesin e kësaj të diele afro 30 qytetarë që ishin pjesë e protestës së mbrëmjes së djeshme, kanë kaluar natën para Kryeministrisë.

Por së fundmi, ata janë përballur me thirrjet e Policisë për të liruar rrugën, pasi prania e tyre po pengon qarkullimin në zonë.

Përmes megafonit, efektivët u bënë thirrje qytetarëve të zhbllokojnë rrugën, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit.

“Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, dëgjohej në njoftimin e drejtuar protestuesve.

Megjithatë, protestuesit mbeten të vendosur dhe nuk kanë pranuar të largohen nga sheshi, duke vijuar qëndrimin e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese