Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë.
Përmes një reagimi në platformën X, ajo dënoi aktin duke theksuar se duhet respektuar të drejtat demokratike për të protestuar. Sipas saj, veprimet të tilla nuk i shërbejnë kauzës së protestës dhe cenojnë imazhin e Shqipërisë.
Gjithashtu ajo shpreh mirënjohje edhe për reagimin e menjëhershëm nga Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Feri Hoxha, i cili dënoi publikisht incidentin.
“Mbrëmë në Tiranë protestuesit hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë, ndërsa turma e mbledhur në vendngjarje brohoriste.
Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare.
E falënderoj Fer Hoxha për dënimin e tij të menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti,” shkruan ajo.
Last night in Tirana protestors removed the Israeli flag and tore it apart to the cheers of the crowd gathered at the scene.
— Galit Peleg???????? (@GalitPeleg) June 21, 2026
As ambassador of a democratic state I believe in the Albanian people's right to exercise their civic right to protest. Yet, an act of this nature not only… https://t.co/eCWhqyna7r

