Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Maliq! 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se kishte vdekur prej ditësh

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Maliq! 55-vjeçarja gjendet e pajetë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras, në bashkinë e Maliqit, ku një 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja Lavdie Daci dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh brenda shtëpisë ku jetonte.

Trupi i pajetë është gjetur nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet e policisë.

Mësohet se 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, i cili rreth një javë më parë ishte nisur drejt Greqisë për punë sezonale. Ndërkohë, fëmijët e tjerë të saj jetojnë në Tiranë dhe në Greqi.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese