Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mijëra qytetarë “zaptojnë” Tiranën për të 23-tën herë, politologu Krasniqi: Ku po shkon e gjitha kjo? Mungesa e dialogut është e rrezikshme

Shkruar nga Newsbomb
Mijëra qytetarë “zaptojnë” Tiranën për
Foto ilustruese: Protesta në Tiranë, politologu Afrim Krasniqi

Teksa protestat masive në Tiranë ku mijëra njerëz pritet të mblidhen sërish sot në ditën e 23-të poshtë zyrës së kryeministrit Rama, nga ku kundërshtojnë investimet amerikane në Shqipëri si dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, politologu Afrim Krasniqi thekson se mungesa e dialogut është e rrezikshme.

Në një intervistë të dhënë për median prestigjoze britanike “The Guardian” Krasniqi ka ngritur pyetjen se ku pritet të shkojë e gjithë kjo protestë, ndërsa shton se nga ana e protestuesve duhet të merren masa më radikale.

“Duhet të pyesësh se ku po shkon e gjithë kjo”, tha Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit Shqiptar për Studime Politike, i cili nuk e përjashton mundësinë që demonstruesit të miratojnë masa proteste më radikale.

Ndërsa më tej, drejtori i ISP-së shton se mungesa e dialogut mes dy palëve, kryeministrit dhe protestuesve, përbën rrezik për tubimet e zhvilluara prej 22 ditësh në zemër të kryeqytetit shqiptar.

“Me sa duket, qeveria nuk do të besojë se të gjithë këta njerëz në rrugë janë kundër saj. Kjo mungesë dialogu, kjo mungesë empatie, ky refuzim për të dashur të gjejë një zgjidhje, është e rrezikshme” u shpreh Krasniqi për “The Guardian”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese