Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Pogradec! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, burri plagos me thikë gruan e tij

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Pogradec! Dyshohet se vuan nga probleme të
Vendngjarja e krimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në qytetin e Pogradecit, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 29-vjeçare.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ndërsa dyshohet se 30-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit mes çiftit të bashkëshortëve në  banesën e tyre.

Bëhet me dije se gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Gjendja e saj është e rëndë, pasi ka marrë plagë në bark dhe krah.

Po ashtu, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e plagosjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese