Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjedi në Korçë, një 65-vjeçar gjendet i vdekur në një përrua të thatë

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Korçë, një 65-vjeçar gjendet i vdekur
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Qatrom të Korçës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë.

Sipas informacioneve e paraprake, dyshohet se viktima mund të ketë qenë një endacak. Trupi i tij është gjetur në një përrua të thatë, ndërsa nga këqyrja e parë nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Paraprakisht hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një vdekje natyrale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese