Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tapë në alkool, i riu vlonjat përplaset me punonjësin e privatit, i vë flakën kamionçinës dhe qëllon me çifte (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Tapë në alkool, i riu vlonjat përplaset me punonjësin e
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Panaja të Vlorës, ku 36-vjeçari Egli Alliraj, në gjendje të alkoolizuar është konfliktuar me punonjësin e firmës private i cili punonte duke asfaltuar rrugën, e më pas i riu ka djegur një mjet dhe ka qëlluar në ajër.

Paraprakisht raportohet se situata ka marrë përmasa të tjera pasi 36-vjeçari, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, u konfliktua verbalisht me drejtuesin e një firme private që po kryente punimet për asfaltimin e rrugës së fshatit Panaja.

Pas debatit me punonjësin i riu raportohet se ka thyer pasqyrën dhe xhamat e një kamionçine që përdorej për punimet, e më pas i ka vënë flakën mjetit.

Po ashtu thuhet se pas përplasjes me punonjësin e djegies së mjetit, 36-vjeçari ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sakaq bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe kanë arritur të neutralizojnë 36-vjeçarin, të cilit i kanë vë në prangat.

Ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese