Një punonjës i OSHEE-së ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.
Mësohet se në pranga ka rënë përgjegjësi i OSHEE-së për Mirditën, Ervin Kodra.
U raportua se ai u kap nga efektivët e policisë teksa ishte duke nxjerrë nga bregu i lumit një mjet që ishte denoncuar i vjedhur në Korçë, ndërsa targat e mbivendosura në të ishin të vjedhura në qytetin e Elbasani.
Gjatë deklaratave në polici, Kodra ka pohuar se mjeti i kishte ngecur aty, por pa dhënë deklarime për mënyrën apo sesi makina e vjedhur, njëherazi edhe targat e mbivendosura në të vjedhura po të vjedhura kishte rënë në duart e punonjësit të OSHEE-së.
Ndërsa po ashtu pretendimet e punonjësit të OSHEE se makina i kishte ngecur në lumë janë të pa besueshme për grupin hetimor, ndërsa është duke u hetuar nëse ky mjet është përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.
Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.
