Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodh në Durrës! Policia po e ndiqte për ta arrestuar, i shpalluri në kërkim përplas 4 makina dhe arratiset në këmbë

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Durrës! Policia po e ndiqte për ta arrestuar, i
Makina e përplasura

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele pranë markatës së Fruta-Perimeve në Durrës, ku një person i shpallur në kërkim ka përplasur me makinën e tij katër automjete të parkuara, teksa po ndiqej nga policia.

Gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai ka përplasur makinat e parkuara dhe ka braktisur mjetin e tij. Më pas ai është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

Raportohet se nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese