Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në Italinë qendrore, ku humbën jetën nënë e bir.
Trupat e viktimave u gjetën nën rrënojat e objektit në Torano di Borgorose, rreth 70 kilometra në verilindje të Romës, njoftoi një zëdhënës i zjarrfikësve.
Prokuroria e provincës së Rietit bëri të ditur se viktimat janë Simone Colle, 30 vjeç, punonjës i fabrikës, dhe nëna e tij, Teresa Tozzi, 60 vjeçe.
Një shpërthim i ngjashëm ndodhi në të njëjtën fabrikë në korrik të vitit 2023, ku humbën jetën xhaxhai i Simone Colle, Franco Colle, si dhe dy fëmijët e tij, Anna dhe Claudio.
Sipas Prokurorisë, shpërthimi në fabrikën Pirotecnica Mattei ndodhi brenda një godine të përdorur për përpunimin e materialeve që shërbejnë për prodhimin e fishekzjarrëve.
