Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë mbrëmjen e sotme një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto të dy protestuesve në Strasburg, i cili pretendon se ata janë “njerëz të Saliut”.
Në postimin e tij, Balla ka shpërndarë foton e një burri dhe një gruaje, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar para hotelit në Strasburg, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai i ka cilësuar ata si "dy sorra", duke pretenduar se ishin dërguar nga Sali Berisha tek hoteli ku ndodheshin socialistët. Gjithashtu, Balla është shprehur se kanë kaluar kohët kur Berisha dërgonte Sali Lushën për sulme fizike.
“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurtë që nesër do postojnë një video si na pritën ne me protesta dhe televizioni i Saliut do mbushë lajmet. Pse po pini ishte sulmi. ‘Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike. Sot i çon për,” shkruan Balla.
