Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me bimësi në Mat, zjarrfikësit në luftë me zjarrin

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me bimësi në
Foto nga flakët

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura nga punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar në mënyrë të qëllimshme, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese