Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rritet me 7 miliardë lekë financimi për Policinë e Shtetit, Lamallari njofton ngritjen e pagave për punonjësit: Më shumë mbështetje për efektivët

Shkruar nga Newsbomb
Rritet me 7 miliardë lekë financimi për Policinë e Shtetit,
Ilustrim: Ministri Lamallari dhe efektivë policie

Ministri Brendshëm Besfort Lamallari ka njoftuar se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, është rritur me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit, ku një pjesë e mirë do të shkojë për rritje të pagave.

Lamallari në një postim në Facebook, shkruan se do të ketë më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji dhe më shumë motivim për strukturat elitare.

Ndërsa më tej, ministri thekson në postimin e tij se një polici më e fortë, do të thotë një Shqipëri më e sigurt.

Postimi i plotë:

Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i vendosur drejt modernizimit sipas standardeve më të mira evropiane. Një polici më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sigurt. Ky është angazhimi ynë dhe do ta çojmë përpara me vendosmëri

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese