Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Arsimit miraton kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, ja ku nxënësit do t'i rikthehen proceseve mësimore

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Arsimit miraton kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027,
Foto ilustruese

Ministria e Arsimit këtë mërkurë ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, ku ka përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor. Po ashtu në këtë kalendar janë përcaktuar edhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimin e provimeve kombëtare.

Ministria bën me dije se iti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, periudha kur nxënësit do t’u rikthehen bankave të shkollës. Ndërsa më 18 qershor 2027 do të mbarojë zyrtarit edhe vitit shkollor 2026-2027.

Ndërsa sa i përket maturantëve, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, për shkak të përgatitjes dhe dhënieve të Provimeve të Maturës Shtetërore.

Më tej nënvizohet se provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor 2027.

Po ashtu janë caktuar edhe pushimet dimërore për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, të cilat do do të nisin më 24 dhjetor 2026 dhe do të zgjasin deri më 4 janar 2027. Gjithashtu për arsimin bazë janë parashikuar edhe pushime pranverore nga data 29 mars deri më 2 prill 2027.

Ndërsa në njoftimin e saj, Ministria e Arsimit thekson se kalendari përfshin gjithashtu organizimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese