Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një adoleshent ka plagosur me thikë të afërmin. Burime për mediat bëjnë me dije se pas një sherri i riu rreth 16-vjeç ka qëlluar me thikë xhaxhain e tij.
Ky i fundit menjëherë është dërguar në spital ku dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, pasi ka plagë të shumta, ndërsa nipi i tij i cili dyshohet të jetë dhe autori i kësaj ngjarje ka rënë në prangat e Policisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë fakti se xhaxhai e kishte hapur nipin duke konsumuar hashash dhe më pas i kishte treguar vëllait të tij.
Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për më shumë informaicone pritet një reagim zyrtar nga Policia.
