Ka nisur sot dita e dytë e samitit me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes, ku Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe liderët e vendeve anëtare mbajtën deklaratat e tyre përpara nisjes së diskutimeve me dyer të mbyllura.
E ndër të tjera mëngjesin e sotëm Rutte nuk i ka ndalur lëvdatat për Trump, teksa i konsideroi “absolutisht të nevojshme” sulmet e reja të SHBA ndaj Iranit, një deklaratë e papritur kjo pas deklaratave të një pas njëshme të presidentitn amerikan kundër NATO në këto muajt e fundit.
"Kur ke një armëpushim dhe Irani në thelb po e shkel armëpushimin, mendoj se është absolutisht e nevojshme që SHBA-të të reagojnë fuqishëm", tha ai.
Teksa kujtojmë se ashtu si raportuam edhe më parë, SHBA goditi më shumë se 80 objektiva në Iran në përgjigje të zjarrit iranian ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërsa nga ana tjetët Trump vijon të mos jetë “i kënaqur” me NATO-n, për shkak të Goenlandës, kështu është shprehur lideri amerikan gjatë samitit në Ankara. Zemërata e presidentit amerikan shtohet edhe më tej në rastin e Spanjës, me të cilën thotë se do të ndalojë “plotësisht” tregëtinë, teksa e quajti “një rast të kotë” në Samitin e NATO-s.
Këto deklarata të ndryshme mes shefit të NATO-s dhe presidentit amerikan, ngrenë pikëpyteje të mëdha në marrëdhënien mes Aleancës dhe SHBA-së, sidomos në një kohë të tillë me trazira në mbarë botën, e kur Trump mban qëndrim plotësisht të kundërt nga ai i Rutte.

