Hapësire reklamuese

Bota

Tërmetet shkatërruese “gjunjëzojnë” Venezuelën, rritet bilanci i viktimave, thuajse 18 mijë persona mbeten në “qiell të hapur”

Shkruar nga Newsbomb
Tërmetet shkatërruese “gjunjëzojnë”
Foto nga Venezuela

Sipas të dhënave më të fundit nga mediat e huaja, numri zyrtar i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese në Venezuelë ka arritur në 3.685 persona.

Një njoftim zyrtar i Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, dëshmon se numri i të plagosurve është mbi 16.740 persona, ndërsa 17.907 të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Për sa u përket të zhdukurve, Ndërsa shifrat zyrtare ende nuk janë përfundimtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se numri i personave me të cilët ka humbur kontakti mund të arrijë deri në 50.000.

Sipas Le Monde, ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit kanë filluar të mbyllin operacionet e tyre pasi shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja pothuajse janë shuar, duke bërë që fokusi i punës të zhvendoset plotësisht te nxjerrja e trupave dhe menaxhimi i krizës humanitare.

Katastrofa natyrore, e cila konsiderohet më e rënda në këtë shtet në më shumë se një shekull, ndodhi më 24 qershor, me dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese