Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar ditën e sotme ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve tregtare me Spanjën, teksa e cilësoi si një “partner të tmerrshëm” në NATO. Deklarata e tij u bë gjatë një koference për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, gjatë samitti të 36-të të Aelancës në Ankara të Turqisë.
“Spanja është një aleate e tmerrshëm, nuk dua të kem marrëdhënie me ta, lidhjet tregtare kanë mbaruar, ata janë një rast i pashpresë: ka disa vende të tjera, por Spanja është veçanërisht armiqësore”, tha Trump.
Kujtojmë se më parë, Trump ka pasur përplasje të vazdhueshme me Spanjën, pasi kjo e fudnit nuk e lejoi të përdorte bazat ajrore detare në territorin spanjoll në operacionet kundër Iranit.
Nga ana tjetër Spanja i është përgjigjur shumë qetësisht deklartës së bujshme të Trump, ku burime për mediat e spanjolle janë shprehur se Spanja "mban marrëdhënie të shkëlqyera sociale, kulturore dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara".
Si edhe janë listuar tre pika kryesore: Shtetet e Bashkuara kanë një suficit tregtar me Spanjën, që do të thotë se përfitojnë më shumë nga marrëdhënia midis dy vendeve sesa Madridi, BE është një bashkim tregtar dhe asnjë shtet anëtar nuk mund të trajtohet ndryshe dhe se lidhjet ekonomike krijohen nga kompani private, dhe jo qeveritë.
Më tej shtohet: "Marrëdhëniet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës janë të dobishme për të dy vendet, si në sektorin e tregtisë ashtu edhe në atë të mbrojtjes.”
