Hapësire reklamuese

Bota

Mrekullia e radhës në Venezuelë, nëna dhe tre fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat 11 ditë pas tërmetit (VIDEO VIRALE)

Shkruar nga Newsbomb
Mrekullia e radhës në Venezuelë, nëna dhe tre
Foto nga Venezuela

Përpos gjithë dhimbjes së madhe që ka shkaktuar, tërmetet shaktërruese në Venezuelë, kanë rikthyer edhe njëherë besimit të mrekullitë. Teksa tashmë kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti vdekjeprurës, një video e bërë virale në rrjet ka dëshmuar një tjetër mrekulli. Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë pas 11 ditësh nën rrënoja.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën e La Guaria, e cila është më e goditura nga tërmetet e 24 qershorit. Nëna me femijët e saj ndodheshin nën rrënojat e një ndërtesë banimi, ku kishin mbetur e izoluar që prej momentit të shembjes.  Në video dëgjohet që të bërtitet: “Merrni fëmijët, merrni fëmijët”.

Sipas të dhënave më të fundit nga mediat e huaja, numri zyrtar i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese në Venezuelë ka arritur në 3.685 persona.

Një njoftim zyrtar i Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, dëshmon se numri i të plagosurve është mbi 16.740 persona, ndërsa 17.907 të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Për sa u përket të zhdukurve, Ndërsa shifrat zyrtare ende nuk janë përfundimtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se numri i personave me të cilët ka humbur kontakti mund të arrijë deri në 50.000.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese