Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka folur në lidhje me luftën e vendit të tij me Iranin.
Trump ka deklaruar se armëpushimi mes SHBA-së Iranin ka mbaruar dhe nuk ngurroi që t’i quajë si “njerëz të sëmurë”.
“Ata janë të sëmurë. Diçka nuk shkon me ta. Ne u thamë: shkoni dhe merruni me ceremonitë tuaja të varrimit. Por në vend të kësaj, ata filluan të lëshonin raketa dhe të sulmonin anije. Kështu që ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Shumë fort. Do të thoja në raportin 20 me 1; 20 herë më ashpër. Dhe u thashë: sa herë që ju godisni, ne do ju godasim. Dhe sigurisht, ata luajnë pisët, ndaj i sulmojnë të gjithë, ndoshta edhe mua. Kam qenë numri një në listën e tyre prej vitesh”, tha Trump.
Më tej presidenti amerikan hodhi sërish akuza ndaj iranianëve duke i qujatur “plehra”. Po ashtu ai tha se amerikanët do ta çarmatosin Iranin nga armët bërthamore.
“Ata janë një tufë plehrash. Doni ta dini të vërtetën? Ata janë plehra. Dhe ne nuk i duam. Unë nuk i dua. Janë njerëz të këqij; bëhet fjalë për denuklearizimin e Iranit. Dhe ne do ta çarmatosim atë nga armët bërthamore. Nuk do t'i lejojmë, sepse janë të çmendur. Dhe ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, u shpreh presidenti amerikan.
Presidenti amerikan tha se Turqia është një fuqi e madhe ushtarake, e cila tashmë ka sasi të konsiderueshme pajisjesh amerikane, "por ata po përpiqen të blejnë F-35".
