Hapësire reklamuese

Bota

“Perandoria” e Orban po rrëzohet pak nga pak, televizioni publik ndërpret transmetimin me MESAZH për audiencën: Kërkojmë ndjesë që ju kemi mashtruar

Shkruar nga Newsbomb
“Perandoria” e Orban po rrëzohet pak nga pak, televizioni
Mesazhi i shfaqur nga media

Pas “rënies” së Viktor Orban, pak nga pak është duke u rrëzuar edhe “perandoria” e fuqishme që ai kishte ngritur si "fortesë" rreth vetes. Kjo pasi disa media në vend kanë ndërprerë transmetimin e lajmeve, mes tyre transmetuesi shtetëror MTVA, i cili pezulloi transmetimin e lajmeve dhe shfaqi në ekran një kërkesë për ndjesë.

Ku deklaroi: "Media publike nuk guxon të gënjejë. Kërkojmë ndjesë që e kemi bërë këtë për shumë vite".

Kjo ndërprerje historike e transmetimit, shënon një reformë të madhe në media të miratuar nga qeveria e re e udhëhequr nga Peter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet së fundi. Një ekip i përkohshëm menaxhues ndërhyri për të reformuar televizionin shtetëror MTVA dhe stacionet radiofonike, siç është Kossuth Radio . Kanalet zëvendësuan programet e rregullta të lajmeve me një ekran të zi në të cilin shfaqej mesazhi:

"Media publike nuk guxon të gënjejë. Kërkojmë ndjesëqë megjithatë e bëmë këtë gjatë shumë viteve të gjata!Media publike tani po transformohet që në të ardhmen të jetë e pavarur dhe e besueshme. Shërbimi i lajmeve është pezulluar përkohësisht. Qëndroni me ne!"

Televizioni MTVA ishte konsideruar për vite me radhë si një nga mediat më pranë qeverisë së Orbanit dhe nga kritikët është akuzuar si një mjet propagande i pushtetit.

Kryeministri Magyar e quajti atë ditë historike teksa u shpreh se “transmetimi i propagandës në platformat e mediave publike” kishte mbaruar. Ndërkohë, Viktor Orban ka reaguar duke e kritikuar këtë proces, duke e cilësuar si “një tjetër hap të tiranisë së Tiszas”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese