Hapësire reklamuese

Bota

Momentet e Macron në Turqi! I veshur sportiv, presidenti francez shfaqet duke vrapuar në Ankara! Gruaja e Erdogan i refuzon puthjen e dorës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Momentet e Macron në Turqi! I veshur sportiv, presidenti francez shfaqet
Ilustrimi: Macron duke vrapuar dhe momenti kur i refuzohet puthja e dorës

Pak para nisjes së ditës së dytë të Samitit të NATO-s, presidenti francez, Emmanuel Macron, është shfaqur duke vrapuar këtë të mërkurë në rrugët e kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

Macron u pa duke vrapuar në Parkun Segmenler, në lagjen Çankaya, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe pothuajse të gjitha ambasadat e huaja.

Presidenti francez ishte i shoqëruar nga ekipi i tij i sigurisë, ndërsa nuk munguan as përshëndetjet me kalimtarët gjatë vrapimit. Po ashtu, bëhet me dije se gjatë ditës së sotme Macron do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ku pritet të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe.

Vizita e Macron në Turqi u shoqërua edhe me një moment që tërhoqi vëmendje gjatë ceremonisë së pritjes. Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, presidenti francez tentoi t'i puthte dorën bashkëshortes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, por ajo nuk e pranoi gjestin.

Momenti është bërë viral në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as komentet dhe ironitë e përdoruesve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese