Hapësire reklamuese

Politikë

Nuk ka më dyshime, Mark Rutte e KONFIRMON: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ka më dyshime, Mark Rutte e KONFIRMON: Samiti i radhës i NATO-s do
Edi Rama dhe Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte e ka konfirmuar nga Ankaraja se samiti i radhës i Aleancës do të mbahet në Shqipëri.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte gjatë një prononcimi për mediat në Ankara, ku u zhvilluan punimet e samitit të NATO-s.

Në konferencën për shtyp, kreu i Aleancës bëri të ditur se Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i samitit të ardhshëm të NATO-s, ndërsa sqaroi se data e zhvillimit të tij do të përcaktohet më vonë.

Mbajtja e samitit në Shqipëri përbën një moment të rëndësishëm për vendin, i cili është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009. Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria do të presë një samit të nivelit më të lartë të Aleancës, duke e vendosur vendin në qendër të vëmendjes së partnerëve euroatlantikë.

Gjatë deklaratës së tij, Rutte vlerësoi rezultatet e samitit, duke theksuar unitetin e vendeve anëtare dhe angazhimin e tyre për forcimin e mbrojtjes kolektive. Ai nënvizoi se Aleanca do të vijojë të rrisë investimet në siguri dhe mbrojtje, me një paketë prej 70 miliardë eurosh.

“27 miliardë euro investime janë të rëndësishme për infrastrukturën dhe facilitetet e reja, përdorimin e teknologjisë në avantazhin tonë dhe inovacionin, si edhe zhvillimin e një platforme të përbashkët për të gjithë aleatët në fushën e mbrojtjes. Ky samit ka treguar se Aleanca është më e fortë se kurrë, e bashkuar dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Ne riafirmojmë përkushtimin ndaj mbrojtjes kolektive. Një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve dhe ne do të qëndrojmë të gjithë së bashku”, u shpreh ai ndër të tjera.

Sakaq kujtojmë se mëngjesin e sotëm media amerikane Bloomberg deklaroi se mbajtja e samitit në vendin tonë është me pikëpyetje, mirëpo me këtë deklaratë të bërë së fundmi nga Rutte nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë vendi mikëprites i samitit të ardhshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese