Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti Begaj takime me zyrtarët shqiptarë në Luginën e Preshevës: I inkurajova të qëndrojnë të bashkuar

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj takime me zyrtarët shqiptarë në Luginën e
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Luginën e Preshevës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur vizitën e tij në Luginën e Preshevës ku zhvilloi takime me përfaqësues politikë dhe institucionalë të kësaj treve. Gjatë vizitës ai u takua me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Bajaziti, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, gjithashtu edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për shqetësimet e komuniteti shqiptar si edhe forcimin e marrëdhënieve politike midis vendeve.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale Begaj shkruan se shqiptarët ë Luginës së Preshevës jetojnë të rojet e tyre ndonëse janë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai u bëri thirrjeve liderëve politikë shqiptarë të Luginës që të jenë te bashkuar sa herë që është në interes të mbrojtjes së interesave të drejtave të shqiptarëve.

Vizitova sot Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarë në trojet e veta, fatkeqësisht jashtë trupit amë.

Më pritën me flamur e zemrat plot dashuri, si vëllai pret vëllanë. Biseduam me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajazitin, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepin, për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë e këtushme.

I inkurajova liderët politikë të kësaj treve të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si President i Republikës së Shqipërisë, u garantova mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare.

I sigurova se do të vazhdoj të jem, si deri më tani, avokat i tyre, avokat i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare”, shkruan Begaj.

 
 
 
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese