Hapësire reklamuese

Bota

Gjykata i kërkon presidentit Trump të paguajë 5.8 milionë dollarë dëmshpërblim për Jean Carroll për sulm seksual dhe shpifje

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata i kërkon presidentit Trump të paguajë 5.8 milionë

 

Një gjykatë në New York ka vendosur se Donald Trump duhet paguajë një shumë prej 5.8 milion dollarësh për ish-gazetaren E. Jean Carroll, në një padi të caktuar për gjykim që prej vitin 2023 ku Trump u shpall fajtor për një sulm seksual dhe shpifje kundër gazetares.

Avokatët e Trump kërkuan shtyrjen e pagesës duke thënë se çështja do të shkoj në Gjykatën Supreme për të përmbysur vendimin.

Ata deklaruan se presidenti do të merrte një goditje të pariparueshme nëse Carroll do të vijonte ta ndiqte këtë çështje.

Trump paraqiti më herët një mocion në Gjykatën Supreme duke kërkuar që ankesa të rishikohet.

Carroll tani është 82 vjeçe, ajo ka luftuar në gjykata për gati 7 vite që kur akuzoi Trump-in se e përdhunoi rreth vitit 1996.

Trump i ka hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se këta janë mashtrime dhe ka mohuar se e njeh gruan duke thënë se kjo është një histori e sajuar. Në vitin 2022 një juri i dha Carroll 5 milion dollarë edhe pse nuk gjeti asnjë fakt që ajo ishte viktimë e përdhunimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese