Hapësire reklamuese

Bota

Vrau mbi 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
Vrau mbi 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm
Foto Ilustruese

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ i specializuar për kujdesin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve të tij.

Sipas mediave dyshohet se viktimat janë më të shumtë në numër por çështja është ende nën hetim.

Johannes M. 41 vjeç u shpall fajtor për vrasjen e 12 grave dhe tre burrave nga shtatori i vitit 2021 dhe korrikut 2024. Viktimat ishin të moshës midis 25 dhe 94 vje. Sipas prokurorëve të çështjes, mjeku vrasës, gjatë vizitave të shtëpi u ka dhënë pacientëve medikamente të kombinuara me qëllim vrasjen e tyre.

Në disa raste thuhet se ai u vuri zjarre për të zhdukur gjurmët. Në korrik të vitit 2024 pak para se të arrestohej prokurorët thanë se 41-vjeç vrau dy pacientë brenda ditës, një burrë 75-vjeçar në shtëpinë e rij në Berlinin qendror ndërsa disa orë më vonë një grua 76-vjeçe në një zonë të afërt dhe tentoi t'i vinte flakën shtëpisë se të moshuarës por dështoi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese