Hapësire reklamuese

Politikë

Fermeri i Divjakës fut zetorin mes për mes arës 1.5 hektarë me shalqinj, i dërgon VIDEO deputetit: Nuk kam shitur asnjë kokërr, do dalë në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Fermeri i Divjakës fut zetorin mes për mes arës 1.5 hektarë
Ara me shalqinj e fermerit te Divjakes - Erald Kapri

Deputeti Erald Kapri ka publikuar një video që i ka dërguar një fermer i Divjakës dhe denoncon atë që ai e quan pasqyrë e qartë e dështimit të programit të qeverisë me sektorin e bujqësisë.

“Erald, të lutem postoje. Jam fermer në Divjakë. Kam 1.5 hektarë shalqi pa shitur asnjë kokërr. Do vij në protestë", i ka shkruar qytetari deputetit të Partisë Mundësia, ndërsa i ka dërguar dhe një video.

Siç shihet dhe nga pamjet, ai ka marrë mjetin bujqësor që përdor për punuar tokën dhe i është futur mes për mes parcelës së mbjellë me shalqinj. Ai pretendon se nuk ka shitur asgjë nga prodhimi dhe nga pamjet kuptohet se ara është e mbushur plot me shalqinj.

"1.5 hektarë me shalqi i kanë mbetur pa u shitur. I dëshpëruar, ai detyrohet t’i shtypë me traktor. Kjo nuk është vetëm drama e fermerit nga Divjaka, por pasqyra e dështimit të qeverisë me fermerët dhe bujqësinë.

Treg nuk ka dhe ato fonde që u dhanë nga BE për fermerët, ua vodhën", shkruan deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, teksa i jep zë shqetësimit të fermerit dhe akuzon qeverisë se ka dështuar të mbështesë një nga sektorët më prioritarë për ekonominë shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese